Riza: Gjithmonë do të jemi në grupe të vështira, Kombëtarja ka bërë punë në organizim

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama trajneri Florian Riza tha se ekipi ynë kombëtar i futbollit gjithmonë do të jetë në grupe të vështira.

Riza: Ne do të jemi gjithmonë në një grup të vështirë dhe për këtë duhet ta përgëzojmë ekipin dhe strukturën e drejtimit që është qysh nga presidenti dhe me trajnerin.

Ne kemi bërë shumë para edhe në organizim edhe në raport me ekipin tonë kombëtar. Kjo edhe për faktin se një trajner është i detyruar që të jetë çdo ditë në punë për të arritur në një rezultat të caktuar.