Egjipti aventura mes shkretëtirës dhe detit të kuq/ Ja eksperienca e spikeres Siklajda Shorja

Emisioni Epiqendër në Ora News këtë të enjte u ndal tek udhëtimet, destinacionet më të bukura për tu vizituar.

E ftuar Gazetarja, Spikere lajmesh në Ora News Siklajda Shorja u shpreh se ka udhëtuar shumë por ndau me shikuesit eksperiencën e saj në Egjipt.

Shorja u shpreh se e ka shijuar shumë dhe për të ishte një eksperiencë e bukur.

Në fjalën e saj ajo tha se frika nga ngjarjet në Lindjen e Mesme apo sulmet e peshkaqenëve në brigjet egjiptiane nuk e ndalën të shijonte aventurën në udhëtimin e “shkëputur nga realiteti” plot kulturë që mbart vendi.