Eni Tare: Milano vendi i parë ku kam udhëtuar, Italia shteti ku do udhëtoja gjithmonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2024, 19:39
Emisioni Epiqendër në Ora News këtë të enjte u ndal tek udhëtimet, destinacionet më të bukura për tu vizituar. I ftuar me gazetaren Sonila Musai ishte modeli Eni Tare.
Në fjalën e tij Tare u shpreh se udhëtimi i parë i tij dhe më i paharruari ka qenë Milano në Itali. Eni Tare u shpreh se arkitektura por dhe ushqimi në Milano ishin mbresëlënëse.