Gurra: Vendimi i Apelit për Vulën ishte i pritshëm, por s’është tregues i një drejtësie të pavarur

Për gazetarin dhe analistin Hysni Gurra vendimi i Gjykatës së Apelit për kalimin e simboleve të Partisë Demokratike tek grupimi i Rithemelimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ishte një vendim i pritshëm.

Nga ana tjetër, gjatë bisedës në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, Gurra, u shpreh se vendimi në fjalë nuk është aspak vendim që dëshmon se kemi të bëjmë me një drejtësi të pavarur dhe të pahapur nga mazhoranca qeverisëse.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË