Doris Pack: Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha, PD e vetme dhe e drejtë!
Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane dhe ish-deputetja e PE-së, Doris Pack ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila riktheu vulën dhe simbolet në Partinë Demokratike, të drejtuar nga Sali Berisha.
Në postimin e saj në X, Pack thekson se Partia Demokratike e Shqipërisë, e drejtuar nga Berisha, pasi është gjykuar nga gjykata, është PD e vetme dhe drejtë.
‘Së paku: Partia Demokratike e Shqipërisë me kreun e saj Berisha gjykohet nga gjykata si PD e vetme dhe e drejtë. I uroj opozitës tani angazhim dhe kurajo për të punuar në interes të shqiptarëve’, shkruan Doris Pack në X.
At least: Albanias Party DP with its leader Berisha is judged from the court as the only and right DP. I wish the opposition now fresh engagement and courage to work in the interest of the Albanians.
— Doris Pack (@DorisPack2) June 11, 2024

