Bozdo: Gëzimi i demokratëve, i përligjur! Nga nesër përgjegjësia e PD-së është shumë herë më e madhe

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo nga studioja e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” deklaroi se gëzimi i demokratëve për kalimin e simboleve të PD-së tek grupimi i Rithemelimit është një gëzim i ligjshëm.

Por tha ai, nga nesër përgjegjësia e PD-së është shumë herë më e madhe, pasi siç tha ai, nuk ishte kjo beteja e demokratëve, pasi atë e kanë me Edi Ramën dhe regjimin e tij.

“Nga nesër përgjegjësia e Partisë Demokratike është shumë herë më e madhe. Flamuri u kthye në shtëpi, por beteja e Partisë Demokratike nuk është kjo.

Por ta çojmë vendin në fitore dhe deri atëherë ka jashtëzakonisht shumë punë për të bërë. Ka vend për të tërë në PD, pasi nuk duhet t’i përziejmë të gjithë në atë grupimin që ndihmoi PS-në”, u shpreh Eno Bozdo.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE