Mandija: Beteja për marrjen e vulës, nuk ishte betejë për logo, por një betejë për flamur

Ledina Mandija, anëtare e kryesise së PDSH, pjesëmarrëse në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, u shpreh se beteja për marrjen  e vulës nga Partia Demokratike, nuk ishte një betejë për logo, as për vulë, por një betejë e vërtetë për flamur.

"Nuk ishte një betejë për logo, nuk ishte një betejë për logo... nuk ishte një betejë për vulë por ishte një betejë e cila ishtë për flamur.

Në këtë flamur ku do bashkohen të gjithë demokratët, ishte një qëndresë  afër 3 vjet. U munduan të shpërbënin opozitën dhe të shkatërronin demokracinë dhe PD, nuk e arritën dot. Demokratët ishin të zgjuar dhe e kuptuan.

Arritën të mblidheshin dhe të grumbullonin vota të realizonin një Kuvend Kombëtar dhe në datën 11 dhjetor te jepnin verdiktin e tyre.

Verdikt i cili u formalizua... dhe përfundimisht demokratët relizuan të zgjidhnin organet e tyre drejtuese dhe të kuptonin hilet dhe padrejtësitë që i ishin bërë kësaj force politike", theksoi Mandija.