Kalvari i gjyqeve për Vulën, Bala: Lulzim Basha ishte një instrument që vetë opozita e prodhoi. Duhet reflektim i thellë

Studiuesi dhe ish-studenti i Dhjetorit ’90-të, Alban Bala i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” nisur nga beteja mes demokratëve për simbolet e PD-së theksoi se Lulzim Basha nuk ishte një instrument i mazhorancës, por instrument të cilin opozita e prodhoi.

“Nga sot opozita merr një përgjegjësi të skajshme për të hyrë në një analizë shumë herë më të thelluar, të cilën nuk e ka bërë, as kur humbi zgjedhjet e fundit.

E miratoi Bashën kryetar dy muaj pas tyre, pa asnjë lloj kriteri dhe asnjë lloj reflektimi. Pasi metodat me të cilën është qeverisur PD-ja e kanë lënë vendin pa opozitë.

Opozita do të frymëzojë në momentin që ajo do ta bërë gishtin tek plagët që vetë krijoi fillimisht.

Pra problemi baze i opozites ka qene vete opozita”, theksoi Bala.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË