Meta dhe Vasili: Mirënjohje gjykatësit Agron Zhukri, i cili mbrojti Kushtetutën kundër Mafias!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit i cili legjitimoi një vendim të marrë më parë nga gjyqtari Agron Zhukri.

Meta është shprehur në postim me fjalët se Zhukri është gjyqtari i cili mbrojti Kushtetutën kundër mafies që është në pushtet.

falëderime për Zhukrin shprehu më herët edhe deputeti i PL-së Petrit Vasili.

"Mirnjohje Agron Zhukrit, gjyqtarit me dinjitet, qe beri histori! Agron Zhukri nje gjyqtar i thjeshte, qe megjithse ne kushtet e nje presioni te pashembullt mafioz, te kercenimeve gjithfaresh te qeverise dhe te sistemit te drejtesise se Ramaformes, dha vendimin e drejte per vulen dhe logon e Partise Demokratike.

Megjithse fare i vetem Agron Zhukri perballoi te gjithe kete skenar te financuar me nje mal me para te pista dhe dinjiteti njerezor dhe profesionalizmi i larte i shkelqeu ne ambientin e erret te drejtesise se kapur dhe me regji.

Sot Agron Zhukri eshte simboli i fitores se Kushtetutes, Ligjit, karakterit te forte dhe moralit qytetar, mbi antiligjin dhe mafien kombetare e nderkombetare.

Agron Zhukri tregoi se korrektesa ndaj ligjit eshte fuqi e pashtershme qe triumfon gjithmone, ndersa minjte e korruptuar te antiligjit jane thjesht ca specie te mjera e te keqperdorura, qe koha i asgjeson pa meshire Respekt dhe mirenjohje pa fund Agron Zhukri, vepra jote flet me shume se çdo fjale", shprehet Petrit Vasili.

Kujtojmë se Agron Zhukri është gjyqtari i cili në Shkallën e Parë të gjyqësorit njohu komisionin e rithemelimit si organin legjitim i cili vendosi për ndryshimet statusore në PD.