Jeni në kërkim të një pune? Ka 250 vende bosh te burgjet. Ja kriteret që ju nevojiten

Drejtoria e Burgjeve ka kërkuar punësimin e të paktën 250 personave. Për këtë konkurrentët do të duhet të plotësojnë edhe formularët përkatës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve hap aplikimet per 250 vende te lira pune.

Për t’u bërë pjesë do të duhet më parë të plotësohet formulari përkatës.

Daniel Naço, drejtor i burimeve njerëzore në DPB u shpreh se konkurrimi i studenteve do të bëhet në 3 faza.

Nuk kanë munguar as bursat.

Për të garantuar se pikët do të llogariten të plota drejtori i Administratës Publike shprehet se gjithçka do të jetë transparente dhe e paanshme.