Baba: Zonat malore janë më të frekuentuara gjatë verës sesa gjatë dimrit
Nga Albina Murataj Përditësimi i fundit 10 Qershor 2024, 10:52
Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba në një intervistë në Ora News u shpreh se zonat malore janë më të frekuentuara gjatë verës sesa gjatë dimrit.
Baba: Kujtojmë se me ardhjen e verës pushimet mund të bëhen vetëm në bregdet dhe nëpër plazhe.
Turizmi i plazheve është ai turizmi dembel.
Zonat malore janë më të mbushura dhe më të frekuentuara gjatë verës sesa gjatë dimrit për arsye të ndryshme.
Zonat malore shumë të njohura të Shqipërisë janë zona shumë të frekuentuara dhe janë pothuajse të mbushura ose të rezervuara në gjithë kapacitetin e tyre pritës duke filluar që nga maji-qershori e deri në fund të tetorit
