Emigrantët sjellin më shumë para/ Në janar-mars, remitancat arritën ne 242 milionë euro

Emigrantët kanë sjellë më shumë para në vend në tre muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë prurjet valutore të emigrantëve, arritën në 242 milionë euro, duke pësuar një  rritje vjetore  me 13%.

Ajo që vërehet është se  është vërejtur rritje e dërgesave jo vetëm në kanale formale sistem bankar dhe operatorë të transferimit të parave, por edhe në formën e prurjeve në cash.

Remitancat janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave  për një numër të konsiderueshëm familjesh. Po ashtu remitancat vlerësohen si një ndër faktorët që ndikojnë direkt në dobësimin e monedhës europiane në vendin tonë