Publikimi i tezës së provimit të maturës në rrjete sociale, Mehmeti: Është bërë si një lloj sporti. Reagimi i ministrisë, absurd
Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti në një intervistë në Ora News u shpreh se publikimi i tezës së provimit po përsëritet dhe është bërë si një lloj sporti, ndërsa reagimi i ministrisë së Arsimit ishte krejt absurd dhe i pakuptimtë.
Mehmeti: Ka ndodhur çdo vit, kjo është më e keqja.
Përsëritet, është bërë si një lloj sporti.
Që o burra kush ta nxjerri i pari që ta bëjë publik testin, dhe nga ana tjetër kemi të njëjtin reagim të ministrisë së Arsimit krejt absurd, krejt i pakuptimtë sikur të jetë një OJF dhe jo një ministri që ka detyrmimin dhe ka marrë përsipër sepse e ka thënë vetë në jemi organizatorët dhe ne e bëjmë testin.
Tani cila është përgjegjësia këtu?
Se ja ndodhi, por cili është masa?
Ministria e Arsimit flet me akte, nuk flet me deklarata.
Si nuk cënohet procesi?
Kush ma garanton mua që nuk cenohet?
E para që njëherë atje është vjedhur.
Kanë vajtur 2-3 hajdutë dhe kanë nxjerrë testin.
I kanë ndihmuar padyshim administratorët.
