Ndreu: Qeveri rri në pushtet përtej aferave të shumta, pasi opozita është e dobët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2024, 22:05
Në “Drejt” nga Luan Rama, Gazetarja Anduela Ndreu tha se kjo qeveri është në këtë nivel krimi dhe përballjeje me drejtësinë, pasi lidhet me atë që po ndodh në kampin e opozitës.
Ndreu: Vota përcakton atë që duan njerëzit dhe çdo popull meriton qeverinë që ka. Përtej të gjitha aferave që ka mazhoranca, treguesi më i rëndësishëm në një demokraci është opozita.
Kjo qeveri është në këtë nivel krimi dhe përballjeje me drejtësinë, pasi lidhet me atë që po ndodh në kampin e opozitës. Po të kishim një opozitë të fortë, sigurisht që një qeveri jep më shumë llogari përballë mazhorancës.