Përfundon numërimi/ Demokratët e Kurbinit zgjedhin kryetarin e ri të degës së Rithemelimit

Demokratët e Kurbinit kanë votur sot për kryetarin e ri të degës së Partisë Demokratike, me parimin një anëtar një votë.

Pas përfundimit të procesit të numërimit, Edmond Shkoza është zgjedhur Kryetari i Partisë Demokratike Dega Kurbin.

Në votim kanë marrë pjesë 539 votues, nga të cilat 532 vota ishin të vlefshme dhe 7 të pavlefshme.

Edmond Shkoza ka siguruar 416 vota, kundrejt 116 votave të marra nga kandidati Isuf Xhaferri, duke u bërë kështu kreu i PD, Dega Kurbin.

Përfundon numërimi/ Demokratët e Kurbinit zgjedhin kryetarin e ri