Aksioni kundër trafikimit të emigrantëve/ Rrumbullaku: 26 të arrestuar, mes tyre edhe një punonjës policie
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me operacioni ku u arrestuan 21 persona.
Ai ka zbardhur skemën se si bëhej kalimi i personave për në vendet e BE.
Ai tha se kalimi në kufi bëhej me dokumentet e tyre personale të rregullta, por dokumentet e falsifikuara u niseshin me postë në hotelin ku qendronin.
Rrumbullaku ka treguar gjithashtu se gjatë operacionit u sekuestruan një sasi parash, drogë, laborator për falsifikimin e dokumenteve dhe automjete.
“Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë spanjolle pas 2 vitesh hetime realizoi operacionin Nomadët për të goditur grupin që vepronte në kontrabandimin e shtetasve.
U zbatuan masat e sigurisë “Arrest me burg” për 31 shtetas për ndihmë kalimi të paligjshëm të kufirit.
U arrestuar 21 shtetas, 4 persona të tjerë janë jashtë vendit.
U sekuestruan:
7 automjete, një laborator për falsifikimin e dokumenteve, 25 mijë euro, 20 mijë paund, laptopë, kompjutera, celularë, sasi rogë, varëse floriri dhe dokumente shitblerjeje pronash.
Subjektet kryesore falsifikonin dokumente për persona që të lëviznin jashtë vendit kryesisht në vendet e BE.
Shtetasit shqiptarë largoheshin për në BE me dokumentet e tyre, por dokumentet e falsifikuara u dërgoheshin me postë në hotelet ku rrinin apo rezidencat ku vendoseshin.
“Nga 31 shtetas, është bërë mundur ekzekutimi i masave për 26 shtetas, për 4 shtetas të tjerë u bë shpallja në kërkim. Në mesin e tyre, u arrestua edhe një punonjës policie, i nvelit zbatues. Për 4 të tjerë u ekzekutua masa arrest shtëpie. Janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë.
Në Spanjë u arrestuan 35 shtetas. Në Shqipëri u angazhuan 500 forca policie. U sekuestruan 7 automjete, 1 laborator për falsfikimin e dokumentave, 10 pasaporta italiane, greke, armë gjahu, 15 kompjutera, sasi lëndësh narkotike, 47 aparatë celularë, bizhuteri.
120 kontara blerje pronash dhe automjetesh. Subjektet kryesore kryenin aktivitete të falsifikimit, kryesosht të dokumenteve të BE.”, deklaroi Muhamet Rrumbullaku.
