Çipa: Pesha dhe përgjegjësia e pranimit të marrëveshjes së armëpushimit është tek Hamasi

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa në një intervistë në Ora News u shpreh se pesha dhe përgjegjësia e pranimit të marrëveshjes së armëpushimit është tek Hamasi.

Çipa: Përsa i përket propozimit që është tashmë në tavolinë është një propozim i cili mendoj se është mirëmenduar nga pala amerikane, mbi të gjitha për shkak të kontaktit të vazhdueshëm me aktorët rajonal.

Vende si Katari ose Turqia të cilët kanë një lloj influence mbi lidershipin e Hamasit ku padyshim do nevojitet edhe një pranim i tyre për këtë propozim.

Mendoj se pesha tashmë edhe përgjegjësia e pranimit është tek Hamasi.

Ka një përpjekje të SHBA për të angazhuar edhe Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara.