Përballja Sunak-Starmer, Hasani: Dy pretendentët për kryeministër të Britanisë, debat të ashpër
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 6 Qershor 2024, 18:50
Avokati Naim Hasani në një intervistë në Ora News u shpreh se dy pretendentët kryesorë për kryeministër të Britanisë Sunak dhe Starmer kanë debatuar ashpër për politikat e tyre.
Hasani: Këtë të martë ishte debati i parë televiziv i cili është ndjekur nga miliona shikus në të gjithë Britaninë.
Dy pretendentët kryesorë për kryeministër, Sunak dhe Starmer ishin përballë me njëri tjetrin të martën ku kanë debatuar ashpër për politikat e tyre dhe platformat e tyre elektorale.
Sunak ka mbështetur sukseset e tij.
Ka rreshtuar sipas tij një numër suksesesh, nga ekonomia tek dërgimi i emigratëve në Ruanda.
