“U asfiksuam nga tymi”/ Banoret e rrugës “Vllazën Huta” denoncojnë firmën e ndërtimit
Këto pamje kanë mbërritur në redaksinë e TV Ora News nga banorët e rrugës “Vllazën Huta’.
Firma e ndërtimit e cila pritet të ndërtojë një pallat në mes të pallateve ka filluar punimet jashtë çdo kriteri teknik.
Barorët denoncojnë faktin se teksa ka filluar shembja e shtëpive private e gjithë zona u “pushtua” nga pluhuri dhe tymi pasi firma ndërtimit nuk përdorur ujë për të ulur nivelin e ndotjes.
Qindra familje që banojnë në këtë zonë shprehen se orët e mbrëmjes u kthyen në orë ferri pasi pluhuri pushtoi zonën dhe ishte e pamundur qendrimi si jashtë ashtu edhe brenda ambienteve të shtëpisë.
Ata shprehen se kanë telefonuar disa herë Policinë Bashkiake, por kjo e fundit, nuk ka ardhur për të ndjekur shqetësimin e tyre.
Kjo ndotje masive që ndodhi nen hundën e policisë përballe Komisariatit Nr. 1 në Tiranë nuk luajti nga vendi asnjë nga drejtuesit që të merrte masa për t’ju përgjigjur shqetësimit të qytetarëve.
Nëse parkon një makinë në këtë rruge për disa minuta do të shohësh fletën e gjobës në xham, por kur bëhet fjalë për këtë ndotje mjedisore qe më se shumti i faturohet të moshuarve dhe fëmijëve Policia Bashkiake dhe Komisariati Nr. 1 vendosin të ‘mbyllin sytë’.
