Mori peng punonjësin në 1 kioskë te Sheshi Skënderbej pasi dyshonte se e vidhte, arrestohet 19-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2024, 14:45
Policia e Tiranës ka arrestuar 19-vjeçarin Hajri Pulakën, për shkak se dyshohet për veprën penale “Heqje e Paligjshme e Lirisë”.
Ai bashkë me 3 të tjerë të arrestuar më herët, dhunoi dhe mori peng një punonjës në kioskat që ishin vendosur tek Sheshi Skenderbej.
Në 20 maj u arrestuan, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha e Teo Kolemiço, menaxherë kioskash. Dhuna ndaj kamariarit, erdhi për shkak se të rinjtë dyshonin se i vidhte.