Dy ditë pa ujë/ Shpërthen si shatërvan tubacioni në Vlorë, dëmtohen bizneset

Ky shatërvan uji në zonën e bregdetit të Vlorës u krijua si pasojë e dështimit të lidhjes së tubacionit me depon qendrore të ujësjellësit.

Punonjësit tentuan paraditen e kësaj të enjte të kthenin në normalitet furnizimin e qytetit, por presioni ka shkaktuar një tjetër avari.

Madje uji kaloi katin e tretë të godinës, ndërsa disa biznese pësuan dëme.

Gjithçka ndodhi kur në lokale kishte klientë të cilët u larguan në panik. Thonë se ndërhyrja ishte e pa paralajmëruar.

Pak ditë më parë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku foli me tone të ashpra në takimin në ujësjellësin e qytetit madje duke theksuar se do dërgojë dosjet në SPAK për shkeljet.