NDALIMI I ANTIDEPRESANTËVE/ Studimi: 1 në 6 persona kanë simptoma kur ndalojnë marrjen e tyre

Simptomat pas ndalimit të anti-depresantëve prekin 1 në 6 persona dhe përfshijnë marramendje, dhimbje koke, këputje dhe pagjumësi. Vetëm 1 në 35 prej pacientëve përjetojnë pasoja më të rënda

1 në 6 persona ka më pak simptoma kur ndalon marrjen e anti-depresantëve, se sa mendohej më parë, sugjeron një rishikim i studimeve. Më herët ishte vlerësuar se këto probleme preknin rreth 56% të pacientëve.

Rishikimi i “Lancet Psychiatry” shqyrtoi të dhënat nga 79 prova që përfshinin më shumë se 20 mijë pacientë, teksa studiuesit thonë se gjetjet do të ndihmojnë në informimin e mjekëve dhe pacientëve pa shkaktuar alarm të panevojshëm.

Disa kanë marramendje, dhimbje koke, këputje dhe pagjumësi kur ndalojnë marrjen e ilaçeve kundër depresionit, dhe vetëm 1 në 35 prej tyre vuan nga efekte më të rënda.

Por shumë nga këto ndjesi mund të shkaktohen edhe nga sëmundje të tjera. Hulumtimi zbulon gjithashtu se 17% e njerëzve i përjetuan simptomat, pas ndalimit të një qetësuesi të lehtë.

Udhëzimi zyrtar shëndetësor është që të zvogëlohet doza e ilaçeve kundër depresionit në faza me kalimin e kohës, në vend që të ndalet papritur ose të mungojnë dozat, pasi kjo mund të çojë edhe në varësi.

Mjekët që morën pjesë në studim sugjerojnë se simptomat e pakëndshme mund të parandalohen kryesisht me mbikëqyrjen e duhur mjekësore, dhe nuk ka nevojë për rikthim të mjekimit.

Në mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 8 milionë njerëz po trajtohen me ilaçe kundër depresionit, 1 milion më shumë se pesë vjet më parë.