FOTO/ Drew Barrymore kthehet pas në kohë, habit me makeover-in drastik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2024, 14:37
Aktorja e njohur Drew Barrymore bëri një udhëtim të vogël në kohë, duke u kthyer në vitin 2000 dhe në premierën e ‘Charlie's Angels’, ku ajo luajti rolin e Dylan Sanders. Me nxitjen e parukierit të famshëm, Chris Appleton, Barrymore i tha lamtumirë ngjyrës së ëmbël kafe për një pamje të re bionde me flokë të gjatë.
Makeoveri i saj u kurua, nga grimierja Charlotte Tilbury, e cila krijoi një look të frymëzuar nga vitet '90, me sytë ikonik smokey. Për të kompletuar lookun aktorja zgjodhi të vishte bluzën me të cilën u shfaq në premierën e "Charlie's Angels" në Nju Jork.
Bëhet fjalë për një bluzë gri me shkrimin "I dashuri im është jashtë qytetit". Ky ndryshim u bë me rastin e ‘The Drew Barrymore Show’, ku u shfaqën të gjitha skenat e tij.
View this post on Instagram
