"Dy vite magjike me ty!"/ Cara Delevingne feston përvjetorin e lidhjes me partneren e saj
Aktorja dhe modelja e njohur Cara Delevingne dhe partnerja e saj Minke janë në lidhje prej dy vitesh tashmë. Cara ndau lajmin me një postim në llogarinë personale në Instagram.
Aktorja 31-vjeçare ka postuar një sërë fotosh dhe videosh të çiftit duke ndarë puthje nën perëndim të diellit ose në një varkë madje edhe duke ecur dorë për dore.
“Dy vite magjike me ty dhe kaq shumë foto tonat duke u puthur. Në këto dy vite kemi përjetuar shumë. Shumë ndryshime, dhimbje dhe më e rëndësishmja DASHURI, dhe unë jam shumë me fat që kam gjetur personin e përsosur në kohët e mira dhe të këqija të jetës.” ka shkruar Cara në postimin e saj.
Delevingne dhe Minke u takuan si fëmijë në një shkollë në Hampshire dhe u ritakuan përsëri disa vite më vonë në një koncert të Alanis Morissette.
“Është hera e parë që ndihem sikur jam në një lidhje ku nuk po përpiqem të shpëtoj dikë” tha më parë aktorja për Minke.
View this post on Instagram
