Bëri ndryshimin në instagram pas 10 vitesh, Rihanna pendohet dhe e rikthen siç ishte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2024, 13:37
Rihanna para disa javësh ndryshoi foton e saj të profilit në Instagram pas 1 dekade.
Fotoja-karikaturë e pagëzuar si “Avi, u zëvendësua me një dorë të vizatuar që mban një nga produktet e “Fenty Beauty”.
Komentet kanë shpërthyer në “X”, teksa shumë prej tyre thonë se ky është vetëm një tregues marketingu, ndërsa të tjerë kanë dalë në përfundimin se kjo do të thotë se nuk ka rikthim në muzikë.
Mirëpo tani ajo duket se iu rikthye “dashurisë” së vjetër, teksa ka vendosur sërish të njëjtën ikonë.


