VIDEO + EMRAT/ Katër të arrestuar nga Policia e Tiranës për 19 kg kanabis

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se po shisnin 19 kilogram kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e një prej të arrestuarve, policia ka gjetur edhe një pushkë, karabinë.

Të arrestuarit janë identifikuar si Gazmend Hoxha, Saimir Gerbaj, Aleksander Kili dhe Orgest Beqo.

Policia e Tiranës/ Sekuestrohen 19 kg kanabis, vihen në pranga 4 shtetas.

VIDEO + EMRAT/ Katër të arrestuar nga Policia e Tiranës për

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, ndjekur me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe në zbatim të masave të planeve operacionale ‘Tempulli 3’, dhe ‘Sundimi i ligjit’ ka organizuar dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar ‘Green’.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

- G. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ kryer në bashkëpunim dhe ‘Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik’;

- A. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ kryer në bashkëpunim dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’;

- S. G., 54 vjeç, dhe O. B., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën ‘Kasem Shima’, një automjet tip ‘Benz’, dhe gjatë të tij, në bagazh, gjetën dhe sekuestruan 2 çanta të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 19.30 kg, ndërsa shtetasi G. H., gjatë ndërhyrjes, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K., shërbimet e Policisë, gjetën një armë zjarri pushkë, 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi. Lënda narkotike së bashku me sendet e tjera të jashtëligjshme, 2 automjete e 7 aparate celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.