FOTO-ALBUMI/ Balliu tenton të kalojë mbi policinë, 100 momentet që nuk u panë në 2 orë protestë para Kuvendit

Për dy orë mbështetësit e opozitës protestuan para Kuvendit. Në hyrje dogjën disa goma, ndërsa organizuan disa tentative për të kaluar përmes kordonëve të shumtë të policisë.

Qindra demokratë u mblodhën para hyrjes së parlamentit duke iu përgjigjur kërkesës së opozitës për protestë

Reagimin përballë forcave të shumta të policisë e nisën me djegien e disa gomave që i sollën me vete.

Në tentativë për të shuar flakët, efektivët u përballën me reagimin e protestuesve duke u sprapsur në vendin fillestar

Një prej tubuesve u detyrua të largohej për shkak të tymit të madh

Nisja e tensioneve në parlament u shoqërua dhe me përplasje jashtë ku turma kërkoi të çante gardhin e uniformave të policisë, që u vendos në disa rreshta

Në oborrin e kuvendit mjeti ujë-hedhës u vu në gatishmëri

Klevis Balliu tentoi disa herë të futej mes bluve I shoqëruar edhe nga mbështetës

Madje nuk mungoi tentative për të kaluar mbi ta

Nuk munguan bidonët me ujë që u hodhën mbi policinë, por pa rezultat

Flamur Noka i përjashtuar nga salla e kuvendit fjalën e tij e mbajti para protestuesve

Ndërsa pas më shumë se dy orë grumbullim, u kërkua që protesta të vazhdojë sërish të hënën para parlamentit.