Nikolla ironizon Bardhin: Mos bërtit se të hollohet shumë zëri, nuk të shkon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2024, 11:47
Ka nisur sërish me tensione seanca e sotme plenare, pasi u ndërpre për herë të tretë për shkak se deputetët bllokuan foltoren.
Teksa kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazemnt Bardhi është ngritur dhe ka bllokuar Foltoren, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka shkëmbyer replika me të.
“Ule zërin se nuk të shkon, hollohet shumë. Z. Bardhi të tërheq vërejtjen për bllokimin që po i bën foltores, të lutem po të kërkoj qetësi dhe qytetari” - u shpreh Nikolla, teksa Bardhi nuk pranonte të ulej.