FOTO+VIDEO/ Tensionet para Kuvendit: “Shtyni. Jemi luanë të Sali Berishës, shkojmë gjithmonë përpara”! Policia përgjigjet me spraj lotsjellës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2024, 11:53
Vazhdon protesta e opozitës përpara parlamentit, teksa tashmë ka edhe tensione.
Janë shtuar tensionet përpara parlamentit. Protestuesit janë përpjekur që të shtyjnë kordonin policor, por kanë ndeshur në rezistencën e efektivëve. Protestuesit dhe policia janë përplasur disa herë me njëri-tjetrin.
Protestuesit kanë tentuar edhe të çajnë gardhin policor përpara Kuvendit.
“Shtyni. Jemi luanë të Sali Berishës, shkojmë gjithmonë përpara”, thanë protestuesit ndër të tjera.
Ndërsa, protestuesit u përpoqën të çajnë gardhin, policia është përgjigjur me spraj lotsjellës. Ndërsa jashtë Kuvendit protestohet, në parlament vijon seanca plenare.
JA CFARE PO NDODH BRENDA DHE JASHTE KUVENDIT

