Noka shtyn gardistin dhe sfidon Nikollën për përjashtim: Do të marrim masa të tjera

Sërish tensione në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka replikuar me deputetin e PD-së, Flamur Noka, ku ky i fundit ka sfiduar vendimin e saj për përjashtim, duke mos dalë nga salla e Kuvendit.

Ai ka tentuar që t’i ndërpresë fjalën deputetit socialist, Nasip Naço, ndërsa i ka marrë mikrofonin. Sakaq, në këto momente Noka është përplasur me një prej gardistëve.

Sakaq, Nikolla ka paralajmëruar Nokën që të ikë nga salla, në të kundërt Sekretariati i Kuvendit do të marrë të tjera masa.

Noka: Je përfaqësuese e turpit

Nikolla: Turpi jeni ju. Unë përfaqësoj familjen time. Nuk më intimidoni dot, s’më kërcënoni dot!

JA CFARE PO NDODH BRENDA DHE JASHTE KUVENDIT