Dita e Republikës së Italisë, Xhixho takon ambasadorin Bucci: Marrëdhëniet mes dy vendeve tona, mbeten shumë të rëndësishme
Për Zëvendëspresidenten e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e sotmja ka qenë një pasdite e bukur me aktivitetet e organizuara në Ditën e Republikës së Italisë, ku ajo zhvilloi dhe një bisedë me ambasadorin italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci.
MESAZHI I ERISA XHIXHOS
Një pasdite e bukur me aktivitetet e organizuara në Ditën e Republikës së Italisë, ku pata kënaqësinë të bisedoja me ambasadorin italian, z. Fabrizio Bucci.
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, dy vendeve mike, mbeten shumë të rëndësishme.
Fqinji me të cilin ndajmë detin ka qenë me shqiptarët në momente tejet jetike dhe është bërë mbështetja më e fortë në proçesin e integrimit evropian të vendit.
Shqipëria duhet të shndërrohet në vend tërheqës për investimet e huaja e sidomos për ato italiane, duke ofruar një treg konkurrues dhe siguri juridike.
Dy popuj, një miqësi e pandarë!

