VIDEO/ Meta valëvit flamurin kombëtar në Majën e Çikës, “më të bukurës në botë!”

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta shprehet i lumtur për ngjitjen që ai realizoi gjatë ditës së sotme në Majën e Çikës, atë që ai e cilëson më të bukurën në botë.

Dhe në përmbyllje të ditës, Meta ka preferuar së bashku me grupin që e shoqëronte të valëvisin edhe flamurin kombëtar.

“Flamuri kombëtar, më i bukuri në botë, u valvit sot krenar në Majën e Çikës, më të bukurës në botë!”, shprehet në komentin e tij presidenti i PL-së, Ilir Meta.