Drejtori sportiv i Dortmund: Bëmë ndeshje të madhe, jemi krenarë me ekipin

Sebastian Kehl, drejtori sportiv i Borussia Dortmundit analizoi humbjen 0-2 në finalen e Champions ndaj Real Madrid.

“Mendoj se kemi luajtur ndeshje të madhe. Sidomos në pjesën e parë paraqitja ishte gati e përkryer. Do të ishte perfekte nëse do të realizonim. Mendoj se kjo është ana negative, që nuk shfrytëzuam rastet tona.

Në fund e pamë se sa fort mund të luaj Real Madridi në finale dhe se si mund të përfitoi nga pozitat standarde. Madridi ishte në gjendje ta kthejë ndeshjen. Por ne ishim shumë afër dhe do të ishte e merituar. Por ne sërish mund të jemi krenarë me atë që kemi arritur”, ka shtuar Kehl.