Ish-çiklisti përshkruan 600 kilometra për të mbështetur Dortmundin në finalen e ‘Wembley’-t
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2024, 21:50
Mijëra tifozë kanë zbarkuar pranë stadiumit mitik “Wembley”, në të cilin do të zhvillohet edhe takimi final në Champions mes Borusias Dortmund dhe Real Madridit.
Përveç mbështetësve të zjarrtë gjermanë, të cilët njihen si “muri i verdhë”, një ish-çiklist profesionist ka përshkruar 600 km për të parë këtë finale.
Bëhet fjalë për Erik Zabel. Ndoshta ky mund të tingëllojë si udhëtimi më i pazakontë që keni dëgjuar.
Kjo situatë është postuar edhe në rrjetet sociale nga klubi i Borusia Dortmundit, duke e cilësuar tifozin më special të rrugëtimit drejt Londrës.
Tashmë “stafeta” e spektaklit do t’i kalojë futbollistëve në fushë.

