VIDEO/ Festë madrilene në “Wembley”, Reali zhbllokon finalen ndaj Dortmundit
Në “Wembley” të Londrës po luhet finalja e Champions League mes Borusias së Dortmundit dhe Realit të Madridit.
Pjesa e parë pati mjaft momente emocionuese, por vetëm goli. Në fraksionin e dytë të lojës zhbllokohet rezultati.
Pas një goditje këndi në minutën e 74-t, Carvahall godet saktë me kokë, duke kaluar Realin në avantazh.
Dortmund 0-1 Real Madrid
قوووووووول كارفخال
— تابع الحساب الأساسي (@d7em10_PL4) June 1, 2024
حسابي الأساسي : @d7em10_#UCLfinal #RealMadrid #Dortmund pic.twitter.com/8wSQ5rFbFn
Bota e futbollit mban frymën, teksa në Wembley, Dortmund dhe Real Madrid kërkojnë të fitojnë Champions League. Finalja e madhe, që do të luhet nën prezencën e 90 mijë tifozëve në Londër, premton spektakël dhe emocione të mëdha.
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Si Ancelotti, ashtu edhe Terzic kanë vendosur për titullarët, teksa nga minuta e parë luajnë më të mirët.
Madrilenët synojnë trofeun e 15-të, ndërsa verdhezinjtë kanë arritur ta fitojnë vetëm një herë Champions League. Arbitër kryesor është caktuar slloveni Vincic.
DORTMUND (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Can, Sabitzer; Sancho, Brandt, Adeyemi; Füllkrug.
REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Rüdiger, Nacho, Mendy; Camavinga, Kroos, Valverde; Bellingham, Vinicius, Rodrygo.
Minutë pas minute:
62- Courtois thirret në apel. Ndal një top me kokë të Fullkrug, pas një krosimi të Adeyemit.
48- Kobel ndal një goditje nga Toni Kroos. Fantastik portieri.
45- Nis e dyta.
45- Mbyllet fraksioni.
27- Zbritje e shpejtë e Dortmund. Gjuan Adeyemi, Courtouis kthen topin, nuk përfitoi si duhet Fullkrug.
23- Shtyllë e Fullkrug, e pabesueshme! Me fat Reali. Nuk i beson syve Terzic, zhgënjim i madh te tifozët. Probleme fizike për Emre Can.
(VIDEO)
21- Adeyemi merr top fantastik nga Hummels. Sulmuesi kalon portierin por nuk realizon dot.
15- Vinicius tenton nga distanca, topi shkon larg portës.
13- Brandt pranë golit. Gjithsesi, aksioni konsiderohet i parregullt.
12- Vinicius provon nga krahët, por ndalet nga prapavija. Një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat.
(VIDEO)
2- Disa tifozë futen në fushë. Ndeshja rinis pas disa sekondash.
1- Nis ndeshja.


