VIDEO/ Tifozët e Dortmundit ‘pushtojnë’ Londrën para finales me Realin

Sonte luhet finalja e madhe e Champions League, mes Borusia Dortmundit dhe Real Madridit.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Wembley” në Londër në orën 21:00.

Tifozët e Dortmundit kanë pushtuar rrugët e Londrës disa orë para fillimit të ndeshjes, duke krijuar një atmosferë fantastike.

Ata njihen si një tifozeritë më të zjarrta të futbollit, dhe këtë po e dëshmojnë edhe sot para finales së Ligës së Kampionëve.