VIDEO+FOTO/ "Special ONE" zbarkon në Stamboll - Mourinho zyrtarizon me Fenerbahçen në stadiumin "Sukru Saracoglu"

Trajneri portugez, i cili ndodhej në bordin e një aeroplani privat, në shoqërinë e presidentit Ali Koç, zbarkoi në qytetin turk në orën 12:45 dhe hipi i qetë në një autobus, ku vetëm stafi i aeroportit po e vëzhgonte.

Klubi turk ka bërë disa publikime për Mourinhon dhe ka raportuar mbërritjen e tij përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në kanalin e tij në YouTube.

Trajneri portugez, i cili ndodhej në bordin e një aeroplani privat, në shoqërinë e presidentit Ali Koç, zbarkoi në qytetin turk në orën 12:45 dhe hipi i qetë në një autobus, ku vetëm stafi i aeroportit po e vëzhgonte.

Ai u prit në aeroportin e Stambollit ka qindra tifozë të cilët vazhdimisht kanë kënduar emrin e tij.

Fenerbahce ditën e djeshme ka zyrtarizuar Mourinhon, derisa portugezi do të ketë synim ta rikthejë titullin e kampionit pas 13 viteve te kjo skuadër.