Sonte, finalja e Champions League/ Formacionet - Reali dhe Dortmundi premtojnë spektakël në “Wembley”
Më në fund vjen momenti i finales së madhe të Champions League, që këtë sezon do të zhvillohet në “Wembley”. Real Madridi dhe Borussia Dortmund do të përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje që do të kurorëzojë kampionen e re të Evropës.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka thyer tashmë rekordet më të rëndësishme për kompeticionin disa kohë më parë, por dëshira e saj për të fituar edhe këtë vit është e madhe.
Nga ana tjetër, qëndron skuadra e Edin Terziçit, e cila do të luajë finalen e tretë e Champions League. Në vitin 1997 suksesi i bujshëm ndaj Juventusit, në vitin 2013 disfata në frymën e fundit në derbin kundër Bayernit të Mynihut.
Dy skuadrat janë përballur 14 herë, me 3 fitore për BVB, 6 për spanjollët dhe 5 barazime. Megjithatë, takimi i fundit zyrtar daton pothuajse 7 vjet më parë, në ndeshjen e dyfishtë të Grupit H të Ligës së Kampionëve 2017/18.
Slloveni Slavko Vinçiç do të gjykojë finalen e UEFA Champions League. 44-vjeçari, një arbitër ndërkombëtar që nga viti 2010, do të gjykojë finalen e tij të dytë të kompeticionit UEFA për klube pas Europa League në vitin 2022, mes Eintracht Frankfurt dhe Rangers.
Formacionet
Real Madridi e ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” përballen me ekipin gjerman në “Wembley” të Londrës sonte në orën 21:00.
Ancelotti e ka publikuar formacionin më tepër se dy orë përpara sfidës më të rëndësishme të sezonit.
Nga minuta e parë do të jetë portieri Thibaut Courtois, teksa nuk ka ndryshime nga formacioni i kaluar në Champions.
Real Madridi do ta kërkojë trofeun e 15-të në garën më prestigjioze evropiane për klube.
Borussia Dortmund (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Can, Sabitzer; Adeyemi, Brandt, Sancho; Füllkrug. Trajner: Terzic.



