Gazetari gjerman: A mundet që Kosova të ketë kaluar Shqipërinë për nga numri i popullsisë?
Ndërkohë që Kosova është pothuajse gati për publikimin e të dhënave të Census-it, duket se publikimi i rezultateve të Census-it ne Shqipëri, vazhdon të shtyhet nga muaji në muaj.
Opozita akuzon kreun qeveritar se arsyeja e vërtetë e shtyrjes së publikimit të rezultatit, është fakti se Rama kërkon të fshehë shpopullimin e vendit gjatë qeverisjes së tij.
Të njëjtin mendim, duket se ndan edhe gazetari gjerman Michael Martens, i cili në rrjetin e tij social 'X', shkruan se pasi pati një bisedë me një shqiptar, ndjehet i konfuzuar nëse Kosova, një shtet relativisht i ri, ka aktualisht më shumë banorë se Shqipëria?
Postimi i plotë:
Bisedë me një bashkëbisedues shqiptar:
A mund të ndodhë që numri i popullsisë të Shqipërisë të ketë rënë aq shumë sa që Kosova e Kurtit tani të ketë më shumë banorë se Shqipëria e Ramës?
Nëse po, çfarë do të thotë kjo për ekuilibrin e brendshëm midis dy shteteve?
Conversation with an Albanian interlocutor. Could it actually be that the population numbers of ???????? have fallen so much that Kurtis Kosovo now has more inhabitants than Ramas Albania? If so, what would that mean for the internal balance between both states?https://t.co/Kfkeq8QXiN
— Michael Martens (@Andric1961) June 1, 2024

