Teliti: Në çdo lagje ka persona që shesin qumësht me bidona plastikë, mungojnë kushtet higjeno-sanitare

Ersida Teliti nga Qendra e Konsumatorit Shqiptar e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se sot në çdo lagje ka persona që shesin qumësht me bidona plastikë.

Teliti: Është për tu vlerësuar marrëveshja maksimalisht.

Sepse ajo që vë re sot në secilën nga lagjet e çdo qyteti janë persona të cilët shesin e tregtojnë qumësht me bidona plastikë dhe ka ende shumë qytetarë të cilët blejnë aty.

Operatorët e biznesit ushqimorë kanë marrë përsipër edhe riskun që mund ti dëmtohet imazhi dhe të pësojnë ulje të blerjeve.

Është e nevojshme që për produket e qumështit dhe vetë qumështin të bëhet ky ndërgjegjësim për qytetarët që të mos blejnë në këto vende për kushtet higjeno sanitare dhe kushtet e tregtimit.