Tri kategoritë e profesionistëve të lirë që do të përfitojnë 30% zbritje të shpenzimeve nga tatim fitimi

Nga analizat e thelluara të Administratës Tatimore është konkluduar që për një kategori të caktuar prej rreth 9.000 tatimpaguesish mund të merret parasysh shpenzimi minimal në masën 30%, sikurse e njeh ligji.

Kjo formulë është aplikuar te afro 9.000 tatimpagues që gjatë vitit 2023 rezultojnë me shpenzime më pak se 30% gjatë vitit 2023 dhe duke qenë se ligji e lejon zgjedhjen në mënyrë afrofe të shpenzimit prej 30%, Administrata Tatimore e vlerësoi këtë opsion dhe e konsideroi si të ligjshëm për ta aplikuar paraprakisht te këstet paraprake të Tatimit mbi Fitimin për vitin 2024.

Ky intepretim ka prekur, sikurse përmendur më sipër, rreth 9.000 tatimpagues nga afro 25.000 që ofrojnë shërbime profesionale në total.

Me qëllim lehtësimin e tatimpaguesve dhe për t’ju përgjigjur kërkesave të tyre drejtuar Drejtorive Rajonale Tatimore përkatëse, Administrata Tatimore ka rishikuar këstet e Tatimit mbi Fitimin për vitin 2024, duke marrë parasysh në këtë rillogaritje 3 kategori tatimpaguesish. 

Tatimet thonë se njohja e shpenzimeve në masën 30% do të ndodhë vetëm për 9 mijë biznese:

– Tatimpaguesit, që gjatë vitit 2024 figurojnë me dy përgjegjësi tatimore (TTHF+TF);

– Tatimpaguesit me përgjegjësinë tatimore Tatim Fitimi, që kishin këste të gjeneruara për periudhën janar-mars 2024;

– Tatimpaguesit, persona fizikë me qarkullim deri në 1 milion lekë, për të cilët është përllogaritur paraprakisht njohja e shpenzimeve në masën 30%, sipas nenit 14 të ligjit të ri.

Ndërkohë, për pjesën tjetër, pasi në total, në skemë janë përfshirë rreth 25 mijë biznese, do të bëhet llogaritja e shpenzimeve në masën 30% në deklaratën e vitit të ardhshëm.