Hoxha: Informalitet i lartë në sektorin e përpunimit të qumështit, rrezik për sigurinë ushqimore

Drejtori i Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Donjaldo Hoxha i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se informaliteti është shumë i lartë në sektorin e përpunimit të qumështit.

Hoxha: Ne kemi pothuajse mbi 4 vite që këmbëngulim për rëndësinë që duhet ti japim sigurisë ushqimore, në sektorin e përpunimit të qumështit.

Për fat të keq informaliteti i lartë në këtë sektor që është në shifra shumë të larta është një rrezik për sigurinë ushqimorë në vendin tonë.

Pra nevoja dhe domosdoshmëria për të përmirësuar situatën e informalitetit është e jashtëzakonshme.

Dhe ne si shoqatë vendosëm që përvec se kërkesave të vazhdueshme që kemi bërë në institucionet shtetëorë, të ishim ne ata të parët për të treguar rëndësinë e transparencës ndaj cdo lloj situatë që mund ti paraqitet biznesit.