Donnarumma: Grup i vështirë në Euro 2024? Ashtu është edhe për të tjerët

Gianluigi Donnarumma përgatit të përjetojë një Europian si kapiten i Italisë.

Në një intervistë të fundit për “Sky Sport”, portieri thekson se shiriti i kapitenit në kombëtare ka shumë përgjegjësi ndërsa komentoi edhe Grupin B ku bën pjesë Shqipëria, Spanja dhe Kroacia.

Gardiani i PSG theksoi se është një grup i vështirë për Italinë, por shtoi se të njëjtën ndjesi kanë edhe kundërshtarët e Italisë.

“Është një grup i vështirë për ne, por edhe për të tjerët.

Kundërshtarët tanë e dinë mirë se do të përballen me një Itali shumë të fortë dhe me ide të qartë.

Do të luajmë çdo ndeshje sikur të ishte e fundit.

Duhet të përgatitemi mirë sepse të gjitha ndeshjet do të jenë të komplikuara.

Shiriti i kapitenit?

Sigurisht është një përgjegjësi e madhe, por jam krenar të mbaj shiritin e kapitenit te kjo kombëtare.

Dua të jap një shembull, për mua është shumë emocionuese të jem kapiteni i Italisë.

Kam pasur shembuj të mirë si Buffon, Bonuçi e Chiellini.

Kam mësuar prej tyre.

Te kjo skuadër ka shumë liderë dhe të gjithë duhet të ndihen si kapitenë.

Kemi gjithçka në favor për të zhvilluar një Europian të madh”, u shpreh Donnarumma.