1 qershori, të vegjlit mesazhe për familjen. Urimet e fëmijëve shkuan për sa më shumë dashuri

Të veshur bukur dhe me shkëlqim në sy, prej mëngjesit fëmijët kanë dalë për të festuar festën e tyre, 1 qershorin.

Në sheshin skëndërbej mesazhet ishin përqëndruar për familjen.

Krahas urimeve fëmijët kishin mesazhe të qarta që familja të mbrohet.

‘’Familja është më e rëndësishme.

Kam marrë dhuratë një libër. Jam nga Shqipëria por mamin e kam nga Ukraina.

Gëzuar 1 qershorin’’.

Të vegjlit, dhuruan spektakël edhe në bulevardin Dëshmorët E Kombit.

Animatorët nuk munguan ku me lojrat e tyre ua zbukuruan të vegjëlve ditën.