Po rregullonte çatinë, por preku telat e energjisë, i zoti i shtëpisë në gjendje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2024, 17:31
Një person në Maliq, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në banesën e tij
Mësohet se i zoti i shtëpisë po rregullonte çatinë ndërsa ka prekur tela të energjisë elektrike.
I lënduari po transportohet drejt spitalit të Korçës, ndërsa burime bëjnë me dije se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

