Dhunuan brutalisht avokatin Sokol Mëngjesin, Gjykata e Tiranës lë në burg 2 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për organizatorin e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Dritan Nano dhe dhëndrit të tij, që mori pjesë në krim, shtetasin Dorian Alia.

Edhe prokuroria kishte kërkuar burg për dy personat, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat plagosje e rëndë me dashje kryer ne bashkëpunim,  kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit po e kryer ne bashkëpunim.

Edhe për Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për të njëjtat akuza si Nano e Alia.

AUTORËT E DYSHUAR TË SULMIT

DRITAN NANO, 58 VJEÇ NGA TIRANA Organizatori sulmit- I ndaluar me iniciativë, vjehrri i autorit kryesor të sulmit

DORIAN ALIA, 32 VJEÇ NGA TIRANA Dhunuesi – U vetëdorëzua pasditen e 29 majit, dhëndri i Nanos, dyshohet se bashkoi grupin për të realizuar planin

ELTON KASAJ, 33 VJEÇ NGA TIRANA Autor sulmi – i shpallur në kërkim DRIVALD ALIA, 21 VJEÇ NGA TIRANA Autor sulmi – i shpallur në kërkim

ROMARIO TABAKU, 26 VJEÇ NGA TIRANA i pranishëm në vendin e ngjarjes, largoi autorët me makinë – i shpallur në kërkim