Përfshihet nga flakët një makinë në bypassin e Murrizit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2024, 10:56
Mëngjesin e sotëm është raportuar se një automjet është përfshirë nga flakët në bypass-in e Murrizit.
Nga pamjet duket makina e cila është nën pushtetin e zjarrit.
Në lidhje me rënien e zjarrit dyshohet se shkak ka qenë nxehja e motorrit të makinës.
Motori mund të jetë nxehur pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është malore.
Fatmirësisht nga zjarri nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
