Bllokohen sërish sot disa rrugë të Tiranës, devijohen urbanët, aktivitete për 1 Qershorin

Disa rrugë të Tiranës do të bllokohen sërish sot pasi ka aktivitete me rastin e 1 Qershorit.

Qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 06: 00 deri në orën 17:00 në disa nga segmentet kryesore në kryeqytet, ndërsa është hartuar një plan i lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.

Do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti.

Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Ndalohet parkimi i automjeteve në vendet e parkimit në perimetrin në afërsi të “Shkollës së Biçikletave”, në rrugën “Ahmet Pazari”, në rrugën “Dervish Hima” dhe në rrugën në krahun lindor të stadiumit “Arena Kombëtare”, nga ora 06:00 deri në orën 17:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

Devijimi i trafikut  do të vazhdojë në rrugën “Ibrahim Rugova”, Bulevardin “Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri” dhe në rrugën ‘George.W.Bush”.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme ka devijim edhe të disa linjave të autobusëve urban në kryeqytet Linja Nr. 13  “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni Trenit” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”.