Sulmi ndaj Mëngjesit/ Visha: Jemi në momente të vështira, të ndërpriten seancat
Në një intervistë për Ora News, avokati Saimir Visha tha se me rastin e goditjes së avokatit Sokol Mëngjesi, Avokatia ndodhet në një moment të vështirë.
Ai shtoi se nuk kemi parë në asnjë vend të botës që një avokat të goditet nga klienti i tij duke shtuar se duhet një reagim i fortë.
Visha: Jemi në një moment shumë të vështirë si avokati. Është goditur për vdekje një ndër avokatët më të mirë në radhët tona. Gjendja e tij është shumë e rëndë dhe ndodhet prej 2 ditësh në koma. Mjekët japin sirenat e alarmit dhe presim që të dalë nga kjo gjendje.
Nuk kemi parë në asnjë vend të botës që një avokat të goditet nga klienti i tij. Kjo nuk është një goditje që ka ardhur rastësisht, por është një gjë që ka ndodhur në gjithë vendin. Duhet një reagim i shpejtë nga Dhoma e Avokatisë, deri në ndërprerje të seancave për të treguar se nuk jemi sekserë, por pjesë e sistemit të drejtësisë.
