CEZ-DIA/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-administratorit të kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish administratorit të kompanisë DIA Kastriot Ismailaj, i cili ka pretenduar pafajësi.

Në këtë mënyrë vendimi I marrë më 8 maj të vitit 2018, për konfirmimin e dënimit me 11 vite burg, për skandalin CEZ-DIA mbetet në fuqi.

Ismailaj u arrestua në maj të vitit 2015 për kryerjen e veprës penale “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, për mbledhjen e borxheve të prapambetura të CEZ.

Aso kohe, ai u akuzua se mori nga kompania CEZ rreth 6.5 milionë dollarë, për një shërbim të cilën nuk e kishte kryer.

Lidhur me vendimin e Apelit të Tiranës, Ismailaj bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkesë e cila u rrezua nga trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Valbon Çekrezi.

Kastriot Ismailaj u lirua nga burgu i Fierit më datë 7 shtator të vitit 2023, pas 9 vitesh nga momenti i arrestimit të tij.

Dosja CEZ DIA ka hasur jo pak akuza edhe në politikë. Partia Socialiste ka ngritur pretendime se në skemë ishte I përfshirë edhe Ilir Meta.

Madje dosja vazhdon të jetë e hapur edhe në spak për hetime më të plota. Madje në maj të vitit të shkuar kryetari I partisë së lirisë, dikur lsi, ka dhënë edhe dëshmi në prokurorinë e posaçmi si person në dijeni.